Takime të ndara MPB – Sindikata e Policisë – Shqip

by admin
Spread the love

Toshkovski: Shpërblime për policët që do të ndihmojnë në tejkalimin e krizës me dokumentet!

Fillimisht Zv/Ministri Plotësues, Mitko Bojmacaliev, në MPB realizoi takim me Sindikatën e Policisë, sic u tha, për mbështetje të ndërsjellë dhe për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Në komunikatë potencohet se Zv/Ministri plotësues do të vazhdojë me parimin e punës së ish-Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, duke u zotuar se nuk do të shfuqizohet asnjë marrëveshje midis MPB-së dhe Sindikatës lidhur me Marrëveshjen Kolektive.

“Bojmacaliev ka theksuar se nuk do të heq dorë nga udhëheqja dinjitoze me MPB-në dhe nuk do të tolerohen presionet nga cila do parti politike ndaj punonjësve, në të kundërtën do të pasojnë sanksione adekuate”, thonë nga MPB.

Nuk vonoi shumë, me sindikata të policisë u takua edhe Ministri I Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski.

Shkoi edhe më larg duke premtuar shpërblime për punonjësit në MPB që do të ndihmojnë me krizën e dhënies së dokumenteve personale.

“Në takim Ministri Toshkovski u ka thënë përfaqësueve të sindikatave se secili pjesëtarë I MPB-së që do të ndihmojë që të tejkalohet kriza me dhënien e dokumenteve personale do të shpërblehet për punën e tij”, thonë nga MPB.

Në dy komunikatat veç e veç të MPB-së, Ministri dhe Zv/Ministri plotësues, janë zotuar se do të vazhdojë bashkëpunimi me sindikatat duke u obliguar për intensifikimin dhe dinamikën e tij./tvklan.mk

You may also like