Tajvani zbulon nëndetësen e re për t’u mbrojtur nga Kina

by admin
Spread the love

Tajvani ka zbuluar nëndetësen e tij të parë të prodhuar në vend, pasi po përpiqet të forcojë mbrojtjen kundër një sulmi të mundshëm kinez.

Presidentja Tsai Ing-wen kryesoi ceremoninë e nisjes në qytetin port të Kaohsiung të enjten.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina mund të jetë e aftë ushtarakisht për të ngritur një pushtim brenda disa viteve të ardhshme.

Tajvani është një ishull vetëqeverisës, të cilin Kina e konsideron si një provincë të sajën dhe është zotuar ta rimarrë një ditë.

Shumica e vëzhguesve besojnë se Kina nuk do ta sulmojë ishullin menjëherë dhe Pekini ka thënë se kërkon “ribashkim” paqësor me Tajvanin.

Por në të njëjtën kohë Pekini ka ushtruar gjithnjë e më shumë presion mbi ishullin me stërvitjet e saj ushtarake në ngushticën e Tajvanit, duke përfshirë disa të kryera këtë muaj.

“Historia do ta kujtojë përgjithmonë këtë ditë”, tha Tsai ndërkaq, teksa qëndronte përpara nëndetëses së lartë të mbështjellë me emblemën e flamurit të Tajvanit.

Ajo shtoi se ideja e një nëndetëseje të prodhuar në vend ishte konsideruar më parë “një detyrë e pamundur, por ne e bëmë atë”.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, nëndetësja 1.54 miliardë dollarëshe me naftë, do t’i nënshtrohet disa testeve dhe do t’i dorëzohet marinës deri në fund të vitit 2024.

The post Tajvani zbulon nëndetësen e re për t’u mbrojtur nga Kina appeared first on American Eye.

You may also like