Tajfuni ‘Doksuri’ godet Kinën me erëra të forta dhe shi

by admin
Spread the love

Tajfuni ‘Doksuri’ e ka goditur pjesën lindore të Kinës në orët e hershme të 28 korrikut, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu në zonat bregdetare. Tajvani i ka shpëtuar kësaj stuhie vdekjeprurëse, që paraprakisht kishte goditur Filipinet.

Shpejtësia e erës arriti deri në 175 kilometra në orë, ndërsa stuhia arriti në brigjet e provincës Fujian rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Frika që banorët mund të rrezikohen dhe pronat të shkatërrohen bëri që Observatori kombëtar i motit ta kthejë “alarmin e kuq” më masat më të ashpra në sistemin e tij.

Disa fotografi të shpërndara në rrjete sociale tregonin erëra të fuqishme që godisnin blloqet e ndërtesave të banimit në Jinjiang, një zonë urbane në jug të qytetit Quanzhou.

Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga CCTV shfaqën një gazetar që kalonte nëpër rrugët e përmbytura, të rrethuara nga disa pemë të rrëzuara, duke paralajmëruar shikuesit nga kjo zonë të qëndrojnë në shtëpi përveç për raste urgjente.


Top Channel

You may also like