Tahiri: Personat që kanë sulmuar hoxhën duhet me u rrasë në burg (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se dhuna e shfaqur mbrëmë ndaj imamit të xhamisë në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, është e papranueshme dhe e dënueshme.

“Ajo që dua të them është se secili qytetar, në këtë rast edhe secili zyrtar i shtetit, duhet ta dënoj ashpër, dhe se institucionet e Kosovës, Policia e Kosovës, duhet të bëjnë një hetim të thellë, dhe të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj imamit në Lupç, të marrin dënimin e merituar”, tha Tahiri në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Është e papranueshme, është e dënueshme, dhe njerëzit që e kanë ushtruar atë dhunë duhet shkurt e shqip me u rrasë në burg”, shtoi deputeti.

You may also like