Tahiri i propozon Kuvendit rezolutën kundër shtrenjtimit të energjisë

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka propozuar Kuvendit miratimin e rezolutës për anulimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë.

Ai ka thënë se kjo rezolutë është në përkrahje
edhe të partive tjera opozitare. Tutje ai ka kërkuar edhe shkarkimin e bordit
të ZRRE-së

“Në mbështetje të nenit 65 grupi i AAK, PDK
dhe LDK i propozojmë kuvendit miratimin e kësaj projekt rezolute.  Deputetët e AAK, PDK dhe LDK votojnë për
anulimin e vendimit të ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ku nuk ka
vota mjaftueshëm dhe shtyhet për seance tjetër”, u shpreh Tahiri.

“Deputet e kuvendit kërkojnë që vendimi i ZRRE
të anulohet menjëherë. Kuvendi të inicioje shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
Qeveria subvencionojë çmimin e energjisë. Qeveria të heqë TVSH për energji.
Qeveria të angazhohet për themelimin e fondit për konsumatorë në nevojë. Të
nisin konsultime për tarifa të reja”, ka thënë ai.

You may also like