Kryetrajneri i Llapit të Podujevës, Tahir Batatina, ndihet sikur në qiellin e shtatë me fitoren në derbin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës, për faktin se ka përforcuar edhe më shumë hapin për titullin e kampionit.
Llapi la triumfuar me rezultat 1:0 në Gjilan ndaj Dritës.
Ballkani kryeson me 40 pikë por ka një ndeshje më pak e tre pikë më shumë se Llapi dhe 6 se Drita që renditet në pozitën e tretë.
Batatina me këtë fitore merr frymë më lehtë.
“Fitues s’janë ata njerëz që nuk dështojnë asnjëherë por ata të cilët nuk dorëzohen kurrë.
Urime fitoren Presidentit z. Beqir Batatina, kryesisë së klubit dhe gjithë tifozëve llapjanë ‘Legjendat’.
Padyshim një urim special futbollistëve të cilët janë më meritorët dhe gjithë stafit të skuadrës”, ka shkruar Batatina në postimin e tij në facebook.