Tabela në Superligë pas ndeshjeve të zhvilluara sot: Drita pozicionohet e para, Llapi ”blindon” pozitën e katërt

by admin
Spread the love

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e para të javës së 18-të dhe të fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi shënoi fitore 3-2 ndaj Prishtinës, për të mbyllur stinorin në pozitën e katërt, kurse kryeqytetasit ”blinduan” pozitën e pestër për këtë vit.

Drenica siguroi pozitën e gjashtë, pas fitores 2-0 në udhëtim te Feronikeli. ”Nikli” mbetet në pozitën e fundit (10).

Drita fitoi 3-1 ndaj Ulpianës dhe momentalisht renditet e para, por gjithçka mund të ndryshojë nesër (e diel), kur do të takohen Ballkani dhe Gjilani.

Ulpiana mbeti e teta me 18 pikë, por edhe këtu renditja mund të ndryshojë, pasi nesër do të takohen Malisheva dhe Dukagjini.

You may also like