Szunyog takon Rexhepin, flasin për situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e komuniteteve joshumicë

by admin
Spread the love

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar zëvendëskryeministren e vendit, Emilja Rexhepi.

Szunyog e Rexhepi folën mbi situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë.

“Diskutuam zbatimin e legjislacionit përkatës dhe nevojën e konsolidimit të mekanizmave koordinues të Qeverisë për të drejtat e njeriut”, shkroi Szunyog, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Szunyog e Rexhepi folën për nevojën për të rritur ndihmën për grupet e cenueshme, përfshirë fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, riaktivizimin e komisionit të verifikimit të diplomave, dhe emërimin e drejtorit të Zyrës për Çështjet e Komuniteteve.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve”.

You may also like