Szunyog kujton Rugovën: Qasja e tij paqësore na nevojitet shumë sot

by admin
Spread the love

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e tij të vdekjes.

Szunyog vlerëson se Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore për arritjen e qëllimeve politike e cila sipas tij është shumë e nevojshme këto ditë, njofton Klankosova.tv.

“Dr. Ibrahim Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore dhe jo të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike, e cila është shumë e nevojshme këto ditë. Trashëgimia e tij jeton. U preftë në paqe”, ka shkruar Szunyog në Tëitter.

You may also like