Sylvinho pas shortit: Grup shumë i vështirë, tani po mendojmë për Italinë

by admin
Spread the love

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, komentoi shortin e Nations League nga Parisi, duke u shprehur se grupi është shumë i vështirë por fokusi për momentin edhe tek Evropiani.

Cili është komenti për shorti?

Është një grup i vështirë dhe shumë i ekuilibruar, kemi skuadra të rëndësishme, nëse bëhet një krahasim me kualifikueset e Evropianit, të gjithë duan të marrin fitoren.

Ndjesia kur patë vazon e parë Kroaci, Itali, Spanjë?

Na presin ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira. Janë skuadra që marrin pjesë për të fituar trofeun, është bukur t’i kesh përballë.

 E doje Çekinë sërish në grup?

Është avantazh dhe disavantazh, ne i njohim mirë, sikurse na njohin shumë mirë. Është skuadër shumë e vështirë, agresive.

Do të bëje një renditje nga më e forta deri te më e dobëta në grupin tonë?

Sipas meje, është shumë e vështirë për të bërë një gjë të tillë. Grupi është shumë i vështirë.

Lëreni kontratën, nuk jemi aspak të shqetësuar për këtë çështje. Ne duhet të punojmë shumë për këtë Evropian, do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për ne. Po punojmë shumë për logjistikën, miqësoret dhe mbi të gjitha për sfidën me Italinë.

Javën e kaluar kam qenë në Itali, në Gjermani kam takuar lojtarët. Puna vazhdon. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment për të punuar dhe bërë gjëra të bukura. Jemi shumë të kënaqur,

Paratë mund t’i gjesh më shumë në një vend tjetër, por dashurinë e shqiptarëve jo….

Duhet të punojmë fort, kemi miqësore, pastaj një tjetër, vetëm për këto po mendojmë./ Super Sport


Top Channel

You may also like