Sveçla viziton pikat kufitare në veri pas sulmeve mbi policët: Me përkushtim po luftojmë çdo grup kriminal

by admin
Spread the love

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin që sot është kryer mbi policinë kufitare nga persona ende të paidentifikuar, që dyshohet se kanë hedhur mjete piroteknike nga territori i Serbisë.

Sveçla, i cili vizitoi pikat kufitare ku janë kryer sulmet, tha se gjendja shëndetësore e zyrtarëve të policisë është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.

“Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur. Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku policia jonë kufitare mbikëqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda”.

Ai shtoi se përkundër pesë sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policorë, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njëjtë e me vigjilencë të shtuar.

The post Sveçla viziton pikat kufitare në veri pas sulmeve mbi policët: Me përkushtim po luftojmë çdo grup kriminal appeared first on Klan Kosova.

You may also like