Sveçla takoi koordinatorët e QRA-ve, gjithçka gati për regjistrimin e mjeteve me targa RKS

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në prag të fillimit të regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në ato RKS, ka mbajtur sot takim me të gjithë koordinatorët e Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve.

Takimi
ka pasur për qëllim njoftimin për përgatitjet e fundit që është duke i bërë
Ministria e Punëve të Brendshme
lidhur me këtë proces, ku u theksua se tashmë gjithçka është gati për fillimin
e regjistrimit të mjeteve me targa RKS.

Ministri
Sveçla ofroi mbështetjen e plotë të tij dhe të Qeverisë, më qëllim të
realizimit të këtij objektivi, që është në të mirë të të gjithë qytetarëve, sepse përmirëson sigurinë në
trafik, ulë numrin e veturave pa regjistrim dhe përmirëson sigurinë në
përgjithësi.

Nga fundi i javës së kaluar, MPB ka filluar fushatën
informuese duke njoftuar qytetarët se nga dita 1 gusht deri më 30 shtator 2022 do të fillojë procesi i regjistrimit të
targave ilegale në RKS në të gjitha qendrat
e regjistrimit të automjeteve. Gjatë kësaj periudhe qytetarët do të kenë
mundësinë të përfitojnë nga shumë lehtësira
për kthimin e automjeteve në targat e regjistrimit RKS.

You may also like