Superofertë nga Arabia Saudite për Superkupën e Italisë

by admin
Spread the love

Një superofertë ka ardhur në Serie A nga Arabia Saudite për Superkupën e Italisë. Sipas “Milano Finanza” në Lega ka mbërritur një propozim tundues prej 138 milionë euro për një marrëveshje 6-vjeçare deri në sezonin 2028-2029.

Me marrëveshjen aktuale Lega Serie A përfiton 8 milionë euro në sezon, ndërsa me ofertën e re fitohet thuajse trefishi, 23 milionë euro neto në sezon dhe vendi pritës merr përsipër edhe akomodimin dhe shpenzimet e udhëtimit.

Oferta pretendon edhe një ndryshim të formatit të kompeticionit, ku parashikohet një turne me 4 skuadra, I ngjashëm me Superkupën e Spanjës, ku do të marrin pjesë 2 skuadrat e para të Serie A dhe 2 finalistet e Kupës së Italisë.

Një delegacion i Lega Serie A do të udhëtojë drejt Riadit në ditët në vazhdim për të negociuar kushtet e kësaj kontrate.  /Oversport.tv

You may also like