Superliga në finish/ Tirana e Partizani, gara për titullin në distancë mes Laçit dhe Shkodrës

by admin
Spread the love

Kampionati shqiptarë ka hyrë në fazën e tij të nxehtë ku ende nuk është përcaktuar asgjë përfundimisht, nga kreu, ku Tirana vazhdon udhëheq me 2 pikë përpara Partizanit 3 javë nga fundit deri tek fundi i renditjes ku skuadra e Kastriotit aktualisht e fundit 4 pikë me zonën play-out ku ndodhet për momentin Erzeni.

Megjithatë interesi mbetet në garën për titull, Tirana udhëton drejt Laçit nesër për një ndeshje që ka interesa të ndryshe për të dyja skuadrat, por që synimi I të dyjave mbetet fitorja.

Edhe Partizani do të luaj këtë javë përball një tjetër ekipi me objektiva real siç është Europa si Vllaznia.

Zona europiane gjithashtu mbetet e hapur për të paktën 3 skuadra si Vllaznia, Laçi dhe Teuta të cilët i ndajnë 4 pikë.

Fakti që Tirana dhe Egnatia janë në zonën europiane, Brenda 3 vendeve të para dhe luajnë finale e Kupës së Shqipërisë, I jep mundësinë 4 klubeve të para në renditje të shkojnë në kupat e Evropës.


Top Channel

You may also like