Superliga e Kosovës sot vazhdon me tri ndeshje

by admin
Spread the love

Faza e dytë e Superligës nis sot (e martë) me tri ndeshje interesante në program.

Njëra nga ndeshjet më interesante që zhvillohet sot për javën e dhjetë është në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ballafaqohen Prishtina dhe Malisheva.

Bardhekaltërit po vuajnë për t’i marrë tre pikë në shtëpi dhe këtë mallkim që i mban për afro gjashtë ndeshje, kërkojnë të zhbllokohen pikërisht ndaj Malishevës. Ndërsa të besuarit e Arsim Thaqit, do të tentojnë të befasojnë kryeqytetasit dhe të dalin me pikë nga “Fadil Vokrri”.

Sfidë tjetër që luhet në të njëjtin orar është ajo në “Sami Kelmendi”, ku Ulpiana është nikoqir i Llapit, në ndeshjen e parë këto dy skuadra kanë ndarë pikët. Ndërkaq që të dy ekipet kërkojnë pikët e plota.

Kurse dueli tjetër është mes Feronikelit dhe Dritës, ndeshje kjo që luhet në “Rexhep Rexhepi”. “Industrialistët” pavarësisht problemeve në nisje të edicionit, do të tentojnë t’i ndalin kaltër bardhët, derisa të besuarit e Ardian Nuhiut kërkojnë fitore për të dal nga kriza e rezultateve.

Të tre këto takime luhen nga ora 13:00 dhe Sheshi.info do të ju mbaj të informuar minutë pas minuti për çdo ndryshim në këto ballafaqime.

You may also like