Superkupa e Italisë/ Kartonë dhe skualifikime, ja si ka ndryshuar rregulli

by admin
Spread the love

Superkupa e Italisë përveçse do të diskutohet mes katër ekipeve (Fiorentina, Inter, Lacio e Napoli) ka edhe disa ndryshime në rregullore.

Mes tyre është edhe “shuma” e kartonëve, pra çdo lojtar që do të ndëshkohet (me të kuq apo të verdhë që plotëson kuotën e skualifkimit)në javën e 20-të të Serisë A do t’a shlyejë dënimin në javën pasardhëse dhe jo në Superkupë, siç e parashikonte rregulli i mëparshëm.

Praktikisht në turneun që do të zhvillohet në Arabinë Saudite nuk do të ketë penalizime prej kartonëve, ndërkohë që ndëshkimet brenda turneut do të mbeten të paprekura.

Kush ndëshkohet me të kuq në gjysmëfinale, do të humbasë automatikisht finalen dhe nëse plotëson kartonët në Superkupë (qoftë gjysmëfinale apo finale) atëherë do ta shlyejë ndeshjen si i skualifikuar në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

You may also like