Superiorja rikthehet në fundjavë, “kryefjala” e raundit të 17-të, “klasikja”, Tirana-Vllaznia

by admin
Spread the love

Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet në fundjavë më 16 dhe 17 dhjetor. Të shtunën do të zhvillohen dy takime, duke nisur me sfidën Kukësi – Partizani e cila do të luhet në stadiumin “Kukës Arena” në ora 13:30.

Në “Niko Dovana”, Dinamo City do të presë kryesuesit e “Abissnet Superiore” Egnatian, në një takim që premton spektakël e që do të luhet në orën 17:00.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 17-të do të zhvillohen të dielën. Në orën 13:30 janë të programuara dy takime, duke nisur në Rrogozhinë me sfidën Erzeni – Teuta. Në anën tjetër në “Selman Stërmasi” do të luhet klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia.

Ndeshja që do të mbyllë javën e 17-të do të jetë Skënderbeu – Laçi, që do të luhet në Korçë në orën 17:00. /FSHF

Kalendari i ndeshjeve:

You may also like