Super Mahrez, tregolëshi i tij dërgon Man City në finale

by admin
Spread the love

Manchester City është skuadra e parë finaliste e FA Cup. Djemtë e Pep Guardiolës fituan 3-0 ndaj Sheffield Utd në “Etihad Stadium”.

Skuadra udhëtuese rezistoi mirë deri në momentin e 43’ kur gaboi duke shkaktuar penallti. Riyad Mahrez gjuajti saktë dhe kaloi Man City në avantazh.

Algjeriani nuk u ndal dhe në pjesën e dytë dhuroi spektakël me dy gola të tjerë. Në minutën e 61’, 32-vjeçari u nis nga mesi i fushës dhe finalizoi me gol daljen e shpejtë.

Pesë minuta më vonë shënoi edhe golin e tretë personal pas asistit të Jack Grealish. Gjysmëfinalja tjetër është Brighton-Manchester United.

You may also like