“Sunny Hill” nga parku në park, Demolli: Gërmia nuk na zë, atje hapësira është më e madhe

by admin
Spread the love

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në parkun buzë liqenit artificial të Tiranës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova Shpat Demolli, anëtar i ekipit organizativ, i cili ka theksuar se është Bashkia e Tiranës që është zotuar se do t’i bëjë të gjitha adaptimet që festivali të mbahet aty.

“Është park, mirëpo atje është shumë më i madh sesa Gërmia. Si është kryer edicioni i vitit 2019, ne kemi kërkuar hapësirë të përshtatshme sepse festivali po rritej. Po të mbahej sot, Gërmia nuk do të na zinte”, është shprehur Demolli.

Ai ka thënë se gjithmonë kanë pasur ftesë nga Tirana që festivali të mbahej atje, por që ka thënë se zgjedhje e tyre ishte Prishtina.

Ndër të tjera, Demolli ka treguar se ata që kanë blerë biletat mund t’i kthejnë ato dhe t’i tërheqin paratë por që ata që vendosin të shkojnë në Tiranë nga Prishtina do të kenë lehtësira si, mbulimi i transportit.

You may also like