Sunak bisedë telefonike me Netanyahun: Izraeli të minimizojë viktimat civile në Gaza

by admin
Spread the love

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak theksoi nevojën që Izraeli të “minimizojë viktimat civile” gjatë një bisede me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Kryeministri përsëriti mbështetjen e vendosur të Mbretërisë së Bashkuar për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit, ndërsa theksoi rëndësinë e marrjes së të gjitha masave të mundshme për të minimizuar viktimat civile”- tha në një deklaratë publike zyra e Sunak në Downing Street.

Udhëheqësi britanik theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes “së shpejtë të fluksit të ndihmës humanitare në Gaza dhe përshëndeti angazhimin e Izraelit për të lehtësuar hyrjen e më shumë dërgesave në vend”.

Gjatë telefonatës me Netanyahun, Sunak parashtroi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur “të gjitha përpjekjet për të siguruar që ndihma shpëtimtare të arrijë tek ata në nevojë, duke përfshirë pauzat e përkohshme humanitare”.

Të hënën, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly tha gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe se Mbretëria e Bashkuar po punon “gjërësisht me Egjiptin dhe partnerët e tjerë për të arritur një pauzë humanitare në Gaza”.

Në një telefonatë të veçantë me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas të martën, Sunak “përcaktoi përpjekjet intensive diplomatike dhe praktike që Mbretëria e Bashkuar po bën për të rritur me shpejtësi shpërndarjen e ndihmave jetëshpëtuese në Gaza”.

Abbas i dha Sunak një përditësim mbi situatën e sigurisë në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Downing Street.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e përparimit në procesin e paqes për të siguruar që civilët palestinezë si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor të mund të jetojnë në siguri dhe prosperitet,” tha Downing Street.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë “të mbështesë veprimet diplomatike për të mbrojtur civilët palestinezë, për të parandaluar përshkallëzimin më të gjerë dhe për të siguruar një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të krizës.


Top Channel

You may also like