Sulmuesi gjerman habit duke festuar me shqiponjë, detyrohet ta shpjegoj arsyen

by admin
Spread the love

Një festim disi i rrallë ka ardhur për sulmuesin gjerman të Hamburg, Robert Glatzel.

Ky i fundit realizoi dopietë në përballjen e fundit të Hamburg ndaj Hansa, atje ku u fitua me shifrat 3:0.

Në golin e tij të dytë personal dhe të fundit të takimit zgjodhi që të festonte me shqiponjë.

Kjo shkaktoi konfuzion dhe mediat e pyetën menjëherë pas takimit për arsyen e festimit me shqiponjë dhe nëse kishte të bënte me një përshëndetje me Shqipërinë.

Ndërkohë vetë Glaztel, ka sqaruar gjithçka: “Jo, festimi im nuk kishte të bënte me Shqipërinë. Ishte për dy vajzat e mia që ishin në stadium. Dy gola, dy krahë dhe dy vajza.

Futbolli është emocional dhe ndonjëherë festimi vjen shpesh nga intuita”, sqaroi gjermani.

You may also like