Sulmuesi francez shtyn rinovimin me Milanin, Amerika mbetet “ëndrra në sirtar”

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Francës dhe i Milanit, Oliver Zhirud, pritet që karrierën ta vazhdojë në SHBA, ka raportuar sot “Gazzetta dello Sport”. Media italiane bën të ditur se “veterani” francez ka marrë oferta prej disa skuadrave që garojnë në ligën MLS dhe për këtë arsye nuk ka pranuar ende ta rinovojë kontratën me Milanin.

Thuhet se Zhirud po planifikon që në verën e këtij viti kur edhe i skadon kontrata me ekipin italian të transferohet në SHBA. Kuqezinjtë i kanë ofruar kontratë deri në fund të vitit 2025.

37-vjeçari ka 9 gola e 6 asistime këtë edicion për Milanin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021. Krahas Milanit, Zhirud karrierë ka bërë edhe te Çelsi, Arsenali, Montpeljë, Toursi, Grenoble e Istresi. Po ashtu, ka edhe 56 gola në 129 ndeshje me kombëtaren e  Francës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like