Sulmuan një person në Tetovë, arrestohet 19 vjeçari dhe dy të tjerë

by admin
Spread the love

Dje (25-tetor) rreth orës 23:45 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 19-vjeçarin V.L. nga Tetova, u cili një ditë më parë kishte qenë i raportuar në SPB-Tetovë
nga 37-vjeçari G.S. nga Tetova, se së bashku me tre persona të tjerë, në vende të ndryshme në Tetovë, disa herë e kishin sulmuar fizikisht.

“Paraprakisht në ora 10:10, në Reçicë të Vogël të Tetovës, për shkak të
dyshimit për përfshirjen në rastin e njëjtë, është privuar nga liria edhe 46-vjeçari H.K. nga ky fshat, ndërsa në orën 11:00 në Stacionin Policor Tetovë, gjithashtu është thirur personi B.S. (45) nga Tetova”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Rasti është duke u pastruar dhe dokumentuar.

MARKETING



You may also like