Sulmi nuk është kompletuar, Reali kërkon një zëvendësues për Benzema

by admin
Spread the love

Pas shitjes së Luka Jovic te Fiorentina, Reali i Madridit nuk ka një qendërsulmues të vërtetë rezervë të Benzemasë. Borja Mayoral, që nuk hynte në planet e Carlo Ancelottit, u shit te Getafe dhe tashmë tekniku italian po provon që të përdorë Eden Hazard në atë pozicion.

Megjithatë në Spanjë janë të sigurt që kampionët e Europës po kërkojnë një përforcim në sulm, sepse sezoni i gjatë nuk mund të përballohet vetëm me francezin si sulmues kryesor.

“Cadena Ser” shkruan se Chelsea u ka ofruar spanjollëve Timo Werner, gjermanin që nuk hyn në planet e teknikut Thomas Tuchel dhe kushton rreth 35 milionë euro.

Ndërsa “AS” shkruan se madrilenët kanë shfaqur interes për Raul de Tomas, që shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Espanyol. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like