Sulmi ndaj gjyqtarit Taylor, Mourinho dhe Roma dënohen nga UEFA

by admin
Spread the love

UEFA reagon me dorë të hekurt ndaj José Mourinhos dhe Romës për atë që ndodhi pas finales së Europa League-s, kundër Sevillas, në Budapest.

Trajneri portugez u skualifikua për 4 ndeshje për shkak të “gjuhës ofenduese” ndaj arbitrit anglez, Taylor.

Klubi verdhekuq është gjobitur me 55 mijë euro dhe do të duhet të dëmshpërblejë edhe Federatën Hungareze të Futbollit për dëmin e shkaktuar nga tifozët.

Më tej, në ndeshjen e radhës evropiane si mysafirë, Roma do të luajë pa tifozë. 2 qershorin e kaluar, UEFA hapi menjëherë procedimin disiplinor kundër Mourinhos, “për fyerje dhe gjuhë ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes” në parkingun e stadiumit të Budapestit.

Edhe klubi verhekuq kishte përfunduar në “lupën” e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për “sjellje jo korrekte nga ekipi” (5 mijë euro gjobë) dhe për “hedhje sendesh, ndezje fishekzjarrësh” nga tifozët (50.000 euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë).

Së fundmi, Roma do të duhet të kontaktojë edhe Federatën Hungareze brenda 30 ditëve për të gjetur një marrëveshje në lidhje me dëmet e shkaktuara nga mbështetësit e skuadrës italiane.


Top Channel

You may also like