Sulmi dhe mbrojtja më e mirë, numrat e një skuadre kampione dimri

by admin
Spread the love

Goli i dytë i Davide Fratezit në kampionat me fanellën e Interit i lejon zikaltrit të përfundojnë fazën e parë në krye dhe t’i gëzohen titullit të tyre si kampionë dimri pas një ndeshjeje të konsideruar të çmendur me një finale mes drithërimash me Veronën. Milanezët zikaltër e morën këtë ‘titull” në Serinë A për herë të 18-të në historinë e tyre, i dyti vetëm pas Juventusit (28 herë për bardhezinjtë).

Në 10 nga 17 precedentët e mëparshëm Interi fitoi kampionatin në fund të sezonit. Ky është gjithashtu rasti i tretë, në epokën e tre pikëve për një fitore, në të cilën Interi ka fituar të paktën 48 pikë në 19 ndeshjet e para, të luajtura në një fazë të Serisë A: ato të mëparshmet datojnë në 2006/07, kur me Mançinin mbërriti në 51 pikë dhe në 2007/08 kur sërish me ish-trajnerin zikaltrit arritën në 49 pikë. Një rekord, ai i Interit, i cili bazohet në shifra shumë solide.

Prekja fituese e Fratezit (vetëm Roma me 15 gola shënoi më shumë se 12 golat e Interit në 15 minutat e fundit të ndeshjes në këtë kampionat) është goli numër 44 në kampionat (për momentin skuadra e dytë më pjellore është Milani që ka shënuar 35 gola), ndërsa goditja e Henrit është e barabartë me golin e nëntë të pësuar nga Zomeri dhe që i ka lejuar zikaltrit të jenë mbrojtja më e mirë.

INDIVIDËT – Numrat individualë u shtohen numrave të ekipit. Që kur Seria A u rikthye në 20 ekipe (2004/05), Lautaro Martinez është vetëm lojtari i dytë i Interit që shënon më shumë se 15 gola (16 për të me fitoren 1- 0 kundër Veronës) në fazën e parë. Para tij renditet një tjetër argjentinas, vetëm Ikardi (17 në 2017/18).

Kapiteni i Interit është gjithashtu një nga tre lojtarët e vetëm në pesë ligat më të mira europiane (me Mbapenë dhe Kejnin) i aftë për të shënuar më shumë se 15 gola në secilin nga katër sezonet e fundit (nga 2020/21 deri në 2023/ 24).

Thënë kështu, zikaltrit janë skuadra e vetme në këtë edicion të Serisë A që mburret me të paktën dy lojtarë, me të paktën pesë asiste: Turam (gjashtë) dhe Mikhitarian (pesë). Tek Interi sulmojnë të gjithë dhe mbrojnë të gjithë si dhe Interi ka tashmë një makineri perfekte për të mbajtur të paprekur vazhdimësinë e sezonit dhe për t’a konkretizuar shpalljen e titullit si kampion dimri.

PANORAMASPORT.AL

You may also like