Sulmi afër një shkolle në Gaza lë të vdekur një person e 44 të plagosur, përfshirë nëntë fëmijë – Shqip

by admin
Spread the love

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë ka thënë se një shkollë e drejtuar nga një organizatë humanitare në Gaza është dëmtuar pas një sulmi që ishte afër saj.

Nga sulmi u vra një person dhe u plagosën 44 të tjerë, përfshirë nëntë fëmijë, tha UNRWA – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë.

Sulmi vjen pasi organizata paralajmëroi se do të detyrohet të ulë ndjeshëm ose të ndalojë operacionet e saj humanitare në rajon nëse nuk furnizohet urgjentisht me karburant.

“Karburanti nevojitet urgjentisht për të vazhduar operacionet humanitare të UNRWA-së për shpëtimin e jetës. Nëse karburanti nuk merret në Gaza, UNRWA do të detyrohet të reduktojë ndjeshëm dhe në disa raste të ndalojë operacionet e saj humanitare në të gjithë Rripin e Gazës”, thuhet në reagimin e UNRwA-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në reagim thuhet se 24 orët e ardhshme janë shumë kritike nëse organizata humanitare do të vazhdojë të shpërndajë ndihma ose jo.

You may also like