Sulmet kibernetike/ Balluku: S’kemi sisteme të avancuara, nuk ishim të përgatitur

by admin
Spread the love

Në seancën e sotme plenare zv/kryeministrja Belinda Balluku ka folur për sulmin kibernetik të Iranit në sistemet qeveritare shqiptare.

Balluku u shpreh se hakerat kishin qëndruar 14 muaj në sistem, ndërsa shtoi se nuk janë konstatuar për shkak se ishin të padukshëm.

Po ashtu ajo është ndalur edhë te akuzat e opozitës për investimin 180 mln euro, për të cilat tha se ato para kanë shkuar për digjitalizimin e vendit dhe jo për sigurinë kibernetike. Sipas Ballukut vendi ynë nuk ka sisteme të avancuara dhe nuk ishte përgatitur për sulme të këtij niveli.

“Sulm i paprecedentë dhe ka pasur për synim fshirjen e të dhënave, ka nisur si sulm për të marrë të dhëna dhe për të tregtuar ato, por më pas është transformuar në një sulm që duhet zeroclear. Cfarëdo të thoni për narrativë e kuptoni se me çfarë po përballet ky vend. Salianji e vlerësoj, thatë nëse duhet bashkëpunimi jonë jemi këtu. E vlerësojmë. Na duhet të shikojmë mënyrën e organizimit. 180 mln s’kan të bëjnë me cyber security,  kanë të bëjnë me investimin për të digjitalizuar vendin. Shqipëria ato para i ka harxhuar në 9 vite për të digjitalizuar vendin, sot qytetarët për të kryer çdo aktivitet që kanë lidhje me kërkesat e tyre në administratën publike s’ka nevojë të presë në radhë. Sot merren dokumente në kohë reale me anë të telefonit. Do fillojmë të reflektojmë dhe të investojmë në cyber security. Hakerat kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, kanë qenë të padukshëm. Nuk janë identifikuar sepse nuk kemi sisteme të avancuara.  Nuk kemi qenë të përgatitur për sulme të këtij niveli”, deklaroi ajo.

You may also like