Sulm në një gjykatë në Stamboll/ Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur! Autoritetet: Burri dhe gruaja ishin terroristë

by admin
Spread the love

Gjashtë persona, përfshirë tre efektivë policie, u plagosën gjatë asaj që u përshkrua në mediat vendase si tentativë për sulm terrorist përpara një gjykate në Stamboll.

Autoritetet thonë se dy agresorët, një burrë e një grua kanë mbetur të vrarë gjatë shkëmbim zjarrit me policinë. Besohet se ata ishin pjesë e një grupi militant majtist, Fronti Clirimtar Popullor, DHKP-C, tha Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në platformën e mediave sociale X, i cili sqaroi se dy personat në fjalë hapën zjarr mbi një postbllok policie pranë gjykatës dhe tashmë janë neutralizuar. Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc deklaroi se prokurorët kishin nisur menjëherë një hetim mbi sulmin.Muajin e kaluar, persona të armatosur e të maskuar, që më vonë u identifikuan si pjesëtare të Shtetit Islamik, vranë një burrë në një kishë të Stambollit gjatë meshës të së dielës.

Autoritetet që prej atëherë kanë kapur disa invidivë të dyshuar si të lidhur me grupin ose sulmin.


Top Channel

You may also like