Sulm ndaj një kishe katolike në Nigeri, humbin jetën 50 persona

by admin
Spread the love

Të paktën 50 persona janë vrarë në një sulm në një kishë në shtetin Ondo të Nigerisë.

Një mjek, i cili u prononcua në kushte anonimiteti, u tha gazetarëve se trupat e të paktën 50 personave ishin gjetur pas një sulmi në një kishë në rrethin Owo të shtetit Ondo.

Mjeku tha gjithashtu se disa persona u plagosën në sulm.

Presidenti nigerian Muhammadu Buhari e dënoi sulmin në fjalë.

“Sido që të ndodhë, ky vend nuk do të përkulet kurrë para të pabesëve dhe tradhtarëve dhe errësira nuk do të triumfojë mbi dritën”, tha ai.

Guvernatori i shtetit Ondo, Rotimi Akeredolu e përshkroi incidentin si një “sulm të neveritshëm dhe djallëzor” ndaj njerëzve të pafajshëm.

Akeredolu tha se forcat e sigurisë u dërguan në vendngjarje dhe nisi një hetim për sulmin.

Sipas raporteve të medias kombëtare, personat e armatosur të paidentifikuar sulmuan kishën katolike në rrethin Owo të shtetit Ondo gjatë adhurimit.

You may also like