Sulm me armë në një koncert në Moskë, dhjetëra të vdekur e të plagosur

by admin
Spread the love

Një sulm masiv me armë në një sallë koncertesh dhe në një qendër tregtare që ndodhen pranë njëra-tjetrës në Moskë të Rusisë ka shkaktuar shumë të vrarë dhe të plagosur.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kanë qenë 3 persona të armatosur rëndë dhe të veshur me veshje luftarake që hapën zjarr ndaj popullsisë civile dhe shkaktuan 2 shpërthime me granata.

Nga të shtënat masive, raportohet që të jenë vrarë të paktën 40 persona dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Shërbimi Rus i Sigurisë ka shkuar në skenën e krimit, teksa ngjarja për momentin po konsiderohet si sulm terrorist. Mbi 50 ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Për të shtënat masive ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, duke shprehur ngushëllimet për viktimat dhe tha se po mbledh informacione lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Shtëpia e Bardhë u bëri thirrje amerikanëve në Rusi që të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi me armë dhe të mbajnë kontakte me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Mediat ruse kanë publikuar edhe pamje të tmerrit brenda qendrës tregtare dhe sallës së koncerteve ku shihen trupat e viktimave dhe të plagosurve.

The post Sulm me armë në një koncert në Moskë, dhjetëra të vdekur e të plagosur appeared first on American Eye.

You may also like