Sukses historik për Dua Lipën! Artistja e vetme femër që ka qëndruar më gjatë në top 10 të “Billboard Hot 100”

by admin
Spread the love

Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore. Hit i saj, “Levitating” po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë, duke u bërë kështu artistja e vetme femër që qëndron kaq gjaë në këtë listë, me 41 javë gjithsej.

Artistja shqiptaro-britanike e publikoi “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby, në tetor të vitit të kaluar, dhe deri tani kënga ka grumbulluar mbi 393 milionë klikime në YouTube.

Kënga e fundit e Duas është një tjetër bashkëpunim i suksesshëm me artistin britanik, Elton John “Cold Heart”. Pas suksesit të padiskutueshëm në muzikë, Duan së shpejti do ta shohim edhe si aktore./revistawho.com

You may also like