“Suita, kushton 2700 dollarë në natë” Gazetari i njohur zbardh skandalin e fundit, zbulon sa kushtoi dhoma e Ramës në hotelin luksoz në Manhatan: Ishin vetëm ky dhe kryeministri i Marokut

by admin
Spread the love

Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka zbuluar se një natë në hotelin ku kryeministri Edi Rama ka qëndruar në lagjen Manhatan në Nju Jork, kushton 2700 dollarë.

Tomorri thekson se hoteli është Baccarat dhe Rama ka ndenjur në një suitë. Nga bujaria, kanë përfituar edhe anëtarët e tjerë të delegacionit.

Tomorri shton se në këtë hotel ka qenë vetëm kryeministri i Marokut dhe Rama.

POSTIMI I TOMORRIT NE RRJETET SOCIALE:

“Kohe sakrificash

Ansambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ishte nje eveniment mjaft i rendesishem. Stafi i kryeministrit kishte kohe qe e pergatiste me kujdes viziten. Por per dreq dicka kishte shkuar ters.
Edhe pse kishin tentuar papushim te rezervonin nje hotel me cmime te arsyeshme, nuk arriten dot. Si perfundim, u detyruan ta conin kryeministrin ne suiten Harcourt te hotelit Baçarat ne Manhatan. Me kete rast, perfunduan ne te njejtin hotel te gjithe anetaret e delegacionit shqiptar.
Suita, e cila kushton 2700 dollare ne nate pa perfshire taksat, ofron nje pamje te mahnitshme te Manhatanit. Sigurisht nje ambient i denje per udheheqesa.
Sapo hyri ne dhome, ne celularin e kryeministrit mberriti nje sms. Ishte zv-kryeministrja qe i bente forëard mesazhin e kryetarit te Entit Rregullator te Energjise: “Shefe, cmimin e energjise e beme aq sa na thate, 42 leke per cdo kilovat mbi fashen 800 kilovat ore ne muaj. Pershendete shefin e madh nga ana ime dhe thuaj se ne jemi ketu per cdo gje, qe te na kerkoni.”
E lexoi mesazhin dhe kthehu nje pergjigje te shpejte: “Shume mire. Mos harroni, meshojini mesazhit qe preken vetem 5 per qind e familjeve. Nderkohe, here pas here thoni edhe qe ne Zvicer te fusin ne burg po harxhove shume energji”- e porositi zevendesen.
Ne sportel, para se te hynte ne dhome kishte marre vesh qe nuk ishte udheheqesi i vetem i akomoduar ne ate hotel. Ne te njejtin kat po qendronte edhe kryeministri i Marokut. Edhe ky me delegacionin e tij, bylyk.
Ne fakt, ne sumitet nderkombetare vihet re nje korrelacion statistikor shume interesant mes GDP per fryme te nje vendi dhe shpenzimeve te akomodimit te udheheqesve. Sa me i varfer te jete nje vend, aq me i shtrenjte eshte hoteli ku gjendet udheheqesi i tij. Kjo lidhje eshte dokumentuar gjeresisht, megjithese studiuesit ndahen mbi shkaqet e ketij fenomeni. Disa thone se buron nga korrupsioni. Te tjere nga mungesa e kultures, ndersa nje grup e shpjegon me institucionet e dobeta. Por ky eshte debat studiuesish, qe per popullin nuk ka shume interes.
Per popullin kane interes sakrificat. Dhe kjo eshte tamam kohe sakrificash. Per te gjithe.
Petrit Ahmeti beri sakrificen e madhe duke e 5 fishuar cmimin e energjise per familjet shqiptare. Me zemer te thyer. Qeveria po bente sakrificen e madhe duke i treguar popullit gjysme te verteten, qe preken vetem 5 per qind e familjeve. Tek llogaria kane harruar te heqin nga pjestimi faturat me konsum zero, qe jane mbi 120 mije si dhe kane mesatarizuar konsumin vjetor si perfaqesues te konsumit ne stinen e dimrit. Kryeministri po bente sakrificen duke mbrojtur interesat e Shqiperise ne OKB.
Te gjithe po sakrifikonin nga pak. Secili sipas mundesive. Vetem se disa sakrifica jane me te embla se te tjerat. Por sic ka thene dhe dikush. Gjysme te vertetat jane genjeshtrat me te medha. Pervec gjysme te vertetave qe thote qeveria.” tha ai.

You may also like