Suedia një hap më afër anëtarësimit në NATO, pasi komisioni parlamentar turk jep miratimin – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Turqisë dha pëlqimin për ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n të martën, duke e afruar vendin nordik më pranë anëtarësimit në aleancën ushtarake perëndimore.

Protokolli i pranimit të Suedisë tani do të duhet të miratohet në asamblenë e përgjithshme për fazën e fundit të procesit legjislativ në Turqi. Asnjë datë nuk është caktuar, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka vonuar ratifikimin e aplikimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke akuzuar se është shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja i fajëson për grusht shtetin në vitin 2016.

Presidenti turk Rexep Tajip Erdogan në fillim të këtij muaji e lidhi ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO me miratimin e Kongresit të SHBA-së të një kërkese turke për blerjen e 40 avionëve dhe kompleteve të reja luftarake F-16 për të modernizuar flotën ekzistuese të Turqisë.

Erdogan gjithashtu i bëri thirrje Kanadasë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për embargo të përjetshme të armëve të vendosura ndaj Turqisë.

You may also like