Suedia dëbon irakianin që dogji Kuranin – Shqip

by admin
Spread the love

Agjencia e Migracionit në Suedi ka vendosur të dëbojë një irakian që dogji një kopje Kurani në kryeqytetin Stokholm para pak muajsh.

TV4 thekson se Agjencia e Migracionit vendosi ta dëbojë atë person nga Suedia, por i dha leje të përkohshme qëndrimi deri në prill të vitit të ardhshëm për shkak të “komplikimeve në zbatimin e vendimit”, transmeton Reuters.

Ai është Salwan Momika, një refugjat nga Iraku, i cili tha se donte të protestonte kundër të gjithë institucionit të Islamit dhe bëri thirrje për ndalimin e Kuranit.

Ai dhe ca të ngjashëm me të dogjën disa kopje të Kuranit në Suedi dhe Danimarkë, dy nga vendet më liberale në botë, të cilat lejojnë kritika të ashpra ndaj fesë në emër të fjalës së lirë.

Shumë muslimanë e konsiderojnë përdhosjen e Kuranit si një ofendim të rëndë. /tesheshi.com/

You may also like