SUEDI – Lehtësim financiar mes kostove të larta të energjisë

by admin
Spread the love

KOPENHAGEN, 17 gusht /ATSH-DPA/- Qeveria suedeze ka planifikuar të shpërndajë 30 miliardë korona (2.84 miliardë dollarë) për të ndihmuar familjet të përballen me kostot e larta të energjisë, njoftoi sot kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.

Fondi do t’u shpërndahet familjeve suedeze ose drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes “Kraftnät”, e cila është përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike.

“Ne nuk do të lejojmë presidentin rus, Vladimir Putin të mbajë peng familjet suedeze dhe industrinë suedeze”, tha Andersson.

“Tregu nuk ishte i përgatitur për situata ekstreme si kjo”, shtoi ajo.

Lufta e Putinit në Ukrainë është një arsye kryesore për rritjen e çmimeve të energjisë, ndërsa Evropa ka vazhduar të reduktojë varësinë nga gazi rus.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak​Kurti: Reciprociteti është për marrëdhënie paqësore

You may also like