SUEDI – Kryeministrja Andersson dorëhiqet pas humbjes së zgjedhjeve

by admin
Spread the love

KOPENHAGEN, 15 shtator /ATSH-DPA/-Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson ka dorëzuar sot zyrtarisht dorëheqjen e saj pas humbjes në zgjedhjet e fundit, megjithëse ende nuk është shpallur rezultati përfundimtar.

“Tani i takon Riksdag dhe kryetarit të Parlamentit, Andreas Norlén të mbikëqyrin procesin e formimit të qeverisë së re në Suedi”, deklaroi sot Andersson në një konferencë për shtyp.

Ajo gjithashtu i tha Norlén se dera e saj mbetet e hapur për rivalin e saj konservator Ulf Kristersson, nëse ai ndryshon mendje dhe vendos të punojë me socialdemokratët e saj në vend të Demokratëve të ekstremit të djathtë, një parti populiste që pati një mbështetje të madhe.

Ende nuk është bërë i ditur numërimi përfundimtar pas votimeve të së dielës.

Megjithatë, me 99,9% të votave të numëruara nga të gjitha 6 578 zonat e votimit, aleanca katërpartiake e udhëhequr nga lideri i partisë së moderuar Kristersson pritet të marrë 176 vende legjislative, krahasuar me 173 të bllokut katërpartiak të Andersson.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMbrëmje përkujtimore “Takim me Dorin”, në nder të Teodor Kekos

You may also like