Suarez zbulon prapaskenën e bujshme: Mesi, unë e Buskets, donim ta mbyllnim te Barça

by admin
Spread the love

Luis Suarez doli para mediave për herë të parë si futbollist i Inter Majamit. Ai është ribashkuar me Leo Mesin, Zhordi Albën dhe Serxhio Buskets dhe ishte shumë i drejtpërdrejtë kur kujtoi kohën e tij si lojtar i Barcelonës.

“Nuk e imagjinoja se do të ishim sërish bashkë sepse mendova se Mesi do ta mbyllte karrierën e tij te Barça. Në vitin 2019 ne imagjinonim të fitonim gjithçka në Barcelonë dhe ëndërronim ta mbyllnim të gjithë karrierën atje, unë, Mesi, Buskets dhe Zhordi Alba.

Fillimisht u largova unë dhe më pas u larguan të gjithë pas meje”, komentoi uruguaiani në një konferencë për shtyp pas seancës së parë stërvitore me skuadrën rozë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like