Stuhia sjell përmbytje/ Spanja nuk gjen qetësi, uji vërshon në rrugë e banesa

by admin
Spread the love

Vetëm dy javë pas përmbytjeve që shkaktuan edhe viktima, Spanja goditet sërish nga moti i keq.

Kësaj here sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike të Spanjës e goditur nga një stuhi e fuqishme është rajoni i Kasilias dhe veçanërisht komuna Motilla del Palanca.

Siç mund të shihni edhe nga pamjet, stuhitë kanë shkaktuar reshje të dendura ndërsa uji ka vërshuar nëpër rrugët e komunës gjatë mbrëmjes duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike të Spanjës, deri në 33 milimetra shi ranë në disa qytete të këtij rajoni, duke detyruar disa banorë të kërkojnë strehim tek të afërmit

Dy javë më parë Spanja u godit nga stuhia “Dana” e cila gjithashtu shkaktoi përmbytje të mëdha. Zonat më të prekura ishin zonat bregdetare si Cadiz, Tarragona dhe Castello, rajonet bregdetare, por nuk mbeti pas as kryeqyteti Madridi.

Të paktën tre persona humbën jetën. Urat u shkatërruan dhe rrugët u kthyen në lumenj balte në rajonet më të goditura në jugperëndim të Madridit.


Top Channel

You may also like