Stuhia ekstreme përfshin Spanjën, 20 minuta shi “paralizojnë” Zaragozën

by admin
Spread the love

Një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu ka shkaktuar dëme të mëdha në Zaragoza të Spanjës, pasditen e sotme. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se stuhia e madhe filloi pak para orës 12:00 dhe zgjati vetëm 15-20 minuta, por kaq ishte e mjaftueshme për të paralizuar pothuajse gjithë shërbimet në vend.

Si pasojë e këtij moti doli jashtë funksioni tramvaji dhe sistemi kryesor i transportit. Trafiku hekurudhor, me shpejtësi të lartë dhe konvencional, u bllokua midis Zaragozës dhe Barcelonës dhe fluturimet nga Palma u devijuan.

Stuhia e paparashikuar shkaktoi dëme të mëdha edhe në çatitë e banesave si dhe bimët e mbjella.


Top Channel

You may also like