Stuhi dhe erëra të fuqishme, çfarë pritet në orët në vijim? Meteorologët bëjnë parashikimin për javën e ardhshme

by admin
Spread the love

Sot bregdeti shqiptar u përfshi nga disa stuhi të fuqishme me shi dhe bubullim si pasojë e ardhjes së një sistemi frontal nga deti drejt tokes. Stuhi të fuqishme pati në shumë vise bregdetare dhe temperaturat po ashtu shënuan ulje të ndjeshme. Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe orëve të ardhshme, ndërsa erëra të fuqishme priten edhe nesër në bregdetin shqiptar herë pas here.

Nga e diela do të fuqizohen masat ajrore anticiklonike si mbi tokë po ashtu edhe mbi det, prandaj parashihet përmirësim dhe stabilizim i motit në tërë rajonin, ndërsa mbesin erërat e herëpashershme të cilat do të vijnë duke u dobësuar.

Pra pas një dite ose dy me erëra të fuqishme në viset bregdetare pritet përmirësim substancial i motit dhe temperaturat rriten afërisisht rreth 30 gradë Celsius ato maksimalet, prandaj, disa ditë pritet mot i këndshëm dhe stabil, pa nxetësi të madhe. Pas 3 ose 4 ditëve temperaturat do të fillojnë të rriten ndjeshëm, ndërsa pas afërsisht ato mund të arrijnë vlera të larta deri në 35 gradë e më shumë.

Pushuesit nuk duhet të brengosen për ditët me diell dhe të nxehta ngase priten me bollek nga java e re.

You may also like