Studimi tregon se qeset e biodegradueshme janë dhe më toksike se qeset plastike që zëvëndësuan në treg

by admin
Spread the love

Qeset plastike të biodegradueshme janë dhe më toksike se qeset plastike konvencionale, bën të ditur një studim i ri. Studiuesit analizuan tre lloje qesesh – një qese organike e krijuar nga niseshteja vegjetale, një qese plastike e ricikluar dhe një qese plastike konvencionale.

Ata i ekspozuan qeset në rrezet e diellit për t’i shpërbërë, dhe më pas i ekspozuan në qelizat e peshkut. Testimi nuk përfundoi me kaq, pasi mbetjet u analizuan gjithashtu për toksicitetin që mbartnin. Sipas autorëve nga Këshilli Kombëtar i Kërkimit Spanjoll (CSIC) u prodhua një ‘nivel i lartë toksiciteti’ nga qeset e biodegradueshme, duke dëmtuar qelizat e peshkut.

Cinta Porte, autorja kryesore e studimit të botuar në Journal of Hazardous Materials, tha: “Ne ishim të befasuar që qelizat e ekspozuara ndaj qeseve plastike konvencionale nuk treguan asnjë gjurmë toksiciteti. Megjithatë, ne e zbuluam atë në qeset e biodegradueshme, gjë që uli qëndrueshmërinë e qelizave. Hipoteza jonë është se prodhuesit shtojnë aditivë kimikë për të krijuar qese të biodegradueshme që mund të jenë veçanërisht toksike.

Përveç kësaj, qeset plastike të ricikluara gjithashtu treguan nivele më të larta toksiciteti se ato konvencionale, pasi aditivët plastikë do të shtoheshin gjithashtu për ripërdorim.” Në eksperiment, procesi i shpërbërjes së qeseve u simulua me rrezet ultraviolet (fotodegradimi).

Studimi zbuloi se toksinat nga akumulimi i ndotësve mund të ndikojnë negativisht në mjedis dhe në shëndetin e popullatës.

You may also like