Studentët që largohen jashtë vendit, Rama: S’mund të paguajë populli shqiptar për popullin e Gjermanisë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me rektorët e universiteteve preku edhe pjesën e largimit të të rinjve nga vendi.

Ai u shpreh se studentët pasi mbyllin universitetin, duket t’i shërbejnë njëherë popullit të vet, më pas të shkojnë në shtete të tjera.

“Për ca duhet t’i financojmë këta kur as nuk përgjigjen të thonë jam këtu dhe sigurisht kanë oferta se në ato universitete që shkojnë mezi presin t’i funksion në kompanitë më të mëdha të botës, por kjo është e papranueshme, të financojë me kapital që t’i marrin kukudhat, ne gjithë këtë fond e kemi kthyer për studentët dhe nga 20 mund të shkojmë deri në 400 të cilët do të paguhen me rrogë, pagë minimale si studentë, përsëri vlerësojmë meritën, ne nuk mundemi dot të furnizojmë me mjekë Gjermaninë, paguajmë ne ua bëjmë gati vjen gjermani dhe na i merr, nuk mund të vijojë kështu, është tregu. Për fat të mirë nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh, kemi akoma në listë pritjeje mjekë dhe infermierë, 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë ka Italia.Duhet që diplomën e mjekut nuk do e japim sapo të mbarosh shkollën, do shkosh t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, do marrësh diplomën e do të shkosh ku të duash. Nuk mund të vijojë kjo betejë kështu, do vijojmë të kërkojmë mbrapsht që të kthejmë investimin, s’mund të paguajë populli shqiptar për popullin e Gjermanisë, BE duhet të gjejë formën të kthejë diçka, me të njëjtën cilësi duke krijuar sinergji në universitete, duke u dhënë mundësi.

S’mund të jemi në këtë pozitë pasive, tregu atje ka një kapacitet thithës, po ju them Italia mungesa 40 mijë, dhe e fundit dhe prape vijmë tek privatizimi i financimit, pastaj ne e dimë që duhet të financojmë më shumë, por nuk mund të rrini në pozita pasive dhe të vijoni me furnizimin e mediokritetit për të mbajtur disa persona me rroga në punë, lëvizni, s’mund të presim që tregu të vlerësojë matematikën dhe Fizikën, në vetvete ose i shkojmë sistemit ose…nuk janë degë që kush nuk do të bëhet mësues të shkojë atje se do rrëzojë Ajnishtajnin. T’i bëjmë ato degë atraktive, se mjekësia është atraktive vetë, gazetaria komunikimi hyn tek tre katër të parat që janë atraktive se ka treg, edhe thonë që ata që hyjnë se po shkoj atje po marr disa dije se do shkoj në media apo PR, duhet të reformojmë përsëri sistemin, në aspektin e krijimit të një sistemi universitar që të jetë në gjendje të përmbushi kushtet për t’u rankuar në kushtet evropiane”, tha Rama.

You may also like