Stuani “karikon” skuadrën para sfidës me “Galaktikët”: Është koha perfekte për të fituar në Madrid

by admin
Spread the love

Mund të thuhet me plot gojë se është supriza më e bukur në 5 kampionatet më elitare të “Kontinentit të Vjetër”. “Bardhekuqtë” e Girona pozicionohen aktualisht në vendin e 2-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, me plot 56 pikë, vetëm 2 më pak se kryesuesit e Real Madrid, teksa do t’i sfidojnë këta të fundit, pasditen e së dielës, në “mitikun” e Real Madird.

Në kuadër të kësaj sfide një koment të shkurtër e ka bërë edhe “bomberi” uruguajan, Cristhian Stuani, i cili u shpreh fillimisht se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, teksa synohet maksimumi nga kjo përballje, e më tej në fjalën e tij, para mediave e konsideron këtë sfidë, si një përballje direkt për titullin kampion.

“Jemi shumë të emocionuar. Është një javë ndryshe sepse ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Atmosfera është e mrekullueshme dhe të gjithë në skuadër janë shumë të emocionuar, por mbi të gjitha, me këmbë në tokë sepse e dimë shumë mirë se kundër kujt do të luajmë.

Të luash kundër Real Madrid me mendimin për t’i parakaluar në renditje është më shumë se një motivim. Megjithatë, është koha perfekte për të shkuar në Madrid dhe për të fituar. Ne kemi kohë që nuk ëndërrojmë, por po e shijojmë këtë sezon, këtë moment dhe besoj se të gjithë duhet ta shijojnë këtë skuadër, kemi bërë një punë shumë të madhe.

Shanset tona? Padiskutim që ne nuk jemi favorit. Na pret një ndeshje e vështirë, ata janë skuadra e vetme që na kanë mundur në La Liga, por e theksoj, kemi punuar dhe po punojmë shumë për të zhvilluar një ndeshje të madhe. A e mendoj golin? Patjetër që po, por nuk ka rëndësi shumë nëse shënoj unë apo jo, rëndësi ka skuadra”,- u shpreh “veterani” i sulmit.

Ndërkaq, kutjojmë se Cristhian Stuani prej 6 sezonesh tashmë është pjesë e “Bardhekuqve” të Girona, teksa këtë sezon, pavarësisht moshës së madhe dhe konkurrencës së “bomberit” ukrainas, Artem Dovbyk ka zbritur në fushë plot 26 herë, në Kupë e Kakmpionat, teksa ka arritur të shënojë plot 12 gola, si dhe të dhurojë 2 asistime. /i.m /abcnews.al

You may also like