Struga Trim Lum një hap larg ”vjeshtës Evropiane”! – Shqip

by admin
Spread the love

LK: SOT TAKIMI I PARË I PLAY OFF-it STRUGA TL – BREIDABLIK   

Sot me fillim në orën 17:00, në stadiumin “Bilajnini Izvori “ në Ohër zhvillohet  ndeshja e parë e play off-it të Konferencë Ligës mes kampionit të Maqedonisë Veriut , Struga Trim Lum dhe ekipit Breidablik nga Islanda. Para kësaj ndeshje në konferencën zyrtare  para gazetarëve kanë folën trajneri Shpëtim Duro  dhe  futbollisti  Mexhit  Neziri

Struga Trim Lum, sot zhvillon ndeshjen historike të play off-it në Ligën e Konferencave. Ekipi, ditëve të fundit, krahas  seancave të rregullta stërvitore, ka analizuar edhe lojën e rivalit islandez Breidablik.

Hendikep në ndeshjen e sotme do të jetë mungesa e Radevskit të ndëshkuar me kartonë të kuq dhe trajnerit Shpëtim Duro, i cili u pezullua me një lojë nga UEFA-ja, pas ndeshjes në Luksemburg.

Por, të vetëdijshëm për peshën historike të ndeshjes, nga Struga TL thonë se do të japin maksimumin.

“Është një arritje e jashtëzakonshme për Struga Trim Lum që luan në fazën “play-off”, e paparashikueshme do të kisha thënë, por plotësisht e merituar nga ajo që ka dhënë skuadra në gjithë këto 6 ndeshje evropiane. Tashmë jemi në një fazë, do të thoja edhe më të rëndësishme, kemi dy ndeshje për të kaluar në fazën e grupeve, pra është një fjalë popullore, që oreksi vjen duke ngrënë. Do mundohemi të japim maksimumin, të përgatisim këto dy ndeshje, për të luajtur, për të interpretuar dhe shpresojmë të kalojmë më tej” , deklaroi Shpëtim Duro

Futbollisti Mexhit Neziri shpreson në ecurinë pozitive të skuadrës në ndeshjet evropiane, duke u zotuar se të gjithë do të japin maksimumin.

“Shpresoj se do të vazhdojmë me ndeshjet e tilla që i kemi zhvilluar deri më tani, pra siç thamë edhe më herët ky është hapi final dhe do të mbledhim të gjitha forcat, gjitha energjitë, fokusin maksimal, që do të japim në këtë ndeshje, që ekipi të bëjë një rezultat sa më të mirë” – tha Mexhit Neziri, futbollist i KF Struga TL.

Ndeshja  Struga Trim Lum – Breidablik, zhvillohet sot me fillim në orën 17:00  në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë referët nga Polonia. /KlanMacedonia/

You may also like