Struga Trim Lum mundi Shkëndijën, Shkupi fitoi Vardarin – Shqip

by admin
Spread the love

Me ndeshjet Struga Trim Lum – Shkëndija dhe Shkupi – Vardari që u zhvilluan sot, u kompletua java e 13-të e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor. Tabelën e kryeson Shkupi me 28 pikë

 Struga Trim Lum me përmbysje mundi Shkëndijën 2-1. Autor të golave për vendasit ishin Kompaore dhe Radevski, ndërsa golin për shkëndijën e realizoi nga penaltia Krasniqi. Shkëndija  nga  minuta e 62 mbeti pa Çinarin i cili u ndëshkua me kartonë kuq.  Pas kësaj disfate  ekipi i Shkëndijë  si  duket  është në Tetovë barazoi me  AP Brera dhe Voska , Sportm u  eliminua  nga  Kupa  pas  disfatës nga Rabotniçki dhe ja sot pësoi edhe nga Struga Trim Lum, ekip e cila  nga  13 ndeshje  ka  9  fitore dhe  katër disfata dhe me  27 pikë aktualisht mbanë pozitën e dytë tabelë

Në stadiumin e Çairit Shkupi me lojë të sigurte mundi Vardarin me rezultat 2-0, autor të golave  ishin Arbi Vosha dhe Kuka. Me tre pikët e sotme Shkupi i vetmuar kryeson tabelën me 28 pikë, para  Struga Trim Lum me 27  dhe Shkëndijës me 25 pikë. Shkupi  me vazhdon me loja dhe  rezultate  pozitive  ndaj edhe  pozita e liderit  në renditjen e tabelës nuk është asnjë befasi.

Rezultatet  komplet të javës së 13-të

Struga Trim Lum – Shkëndija 2-1

Shkupi – Vardari  2-0

VOska Sport – AP Brera 1-1

Tikveshi – Gostivari  2-2

Bregallnica – Makedonija Gj.P 2-3

Rabotniçki – Sileksi 1-0

Tabela:  1.Shkupi 28 pikë,  2. Struga trim Lum 24 pikë, 3. Shkëndija 25 pikë, 4.Sileksi  20 pikë, 5.AP Brera  16 pikë, 6.Tikveshi 16 pikë, 7.Rabotniçki 16 pikë, 8.Makedonia Gj.P  15 pikë, 9.Gostivarri 15 pikë, 10.Bregallnica 14 pikë, 11. Voska Sport 13 pikë, 12 Vardari 11 pikë

Java e 14-të, takohen

Vardari – Voska Sport

AP Brera – Struga trim Lum

Shkëndija – Tikveshi

Gostivari – Bregallnica

Makedonija Gj.P – Rabotniçki

Sileksi – Shkupi

/Shaban Sinani/KlanMacedonia/

You may also like