Struga TL – Makedonija Gj.P kryendeshja e javës – Shqip

by admin
Spread the love

TAKIME INTERESANTE PRITEN NË ÇAIR DHE TETOVË

Të dielën me fillim në orën 14:00 në program janë katër takime të xhiros së 23-të të kampionatit në Ligën e parë. Kryendeshja e javës zhvillohet në Strugë, por  takime të rëndësishme luhen në Çair dhe Tetovë. Të gjitha ndeshjet  fillojnë orën 14:00.

Stadiumi i qytetit në Strugë të dielën do të jetë nikoqire e krye ndeshjes së javës së 23-të në ligën e parë të futbollit vendor mes Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj.P. një  sfidë mjaftë e rëndësishme r të dyja skuadrat. Vendasit me fitoren kundër FC Shkupit kanë krijuar një epërsi  prej katër pikëve, dhe fitorja e së dielës do të sillte siguri edhe më të madhe në rrugëtimin drejt suksesit historik. Mesfushori  Ard Kasami shprehet optimist se me angazhim maksimal pikët do të mbeten në Strugë

Vijmë pas një fitore me mjaftë peshë kundër ekipit të FC Shkupit. Ku kjo fitore na ka shërbyer shumë duke e ngritur atmosferën në skuadër dhe besimin tek të gjithë lojtarët. Na pret gjithashtu një ndeshje mjaftë e rëndësishme këtë fundjavë me ekipin e Makedonija Gj.P, ku jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj se nëse të gjithë lojtarët japin maksimumin dhe i kryejmë detyrat që na jep trajneri rezultati nuk do të mungoj. Dhe besoj shumë se edhe në kë jave tri pikët do të ngelin në Strugë” – deklaroi Ard Kasami.

Klan Maqedoni, para séance së fundit stërvitore mori prononcimin e trajnerit  Muahrem Bajrami, por ja që papritmas ai është dhe akoma nuk dihet se cili nga trajnerat  do ta drejtoj ekipin në Strugë.

Kampioni në fuqi FC Shkupi, sezonin pranverore e nisi me fitore por kjo ishte e tëra pasi pasuan dy humbje dhe  një barazim. Të dielën ekipi në Çair është nikoqire e Rabotniçkit dhe të shpresojmë se rezultatet e fundit nuk kanë lë pasoje në ekip.

Shkëndija në Tetovë rrethin e tretë e nisë si nikoqire e Akademia Pandevit, me  shpresë se pas fitores kundër Rabotniçkit do të vazhdojnë rrugëtimin e sukseseve.   Në takimin e katërt të dielën Bregallnica në Shtip është nikoqire e Pobedës   që mbanë pozitën e fundit në tabelë

You may also like