Struga kampione! Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut i ka mbyllur llogaritë

by admin
Spread the love

Struga shkruan historinë në futbollin të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e shqiptarëve buzë liqenit të Ohrit u shpall matematikisht kampione të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut dy javë para fundit.

Fitorja 3-0 e ekipit të drejtuar nga Shpëtim Duro ndaj Sileksit e kombinuar me humbjen 2-1 të Shkëndijës së Tetovës në fushën e Shkupit, i bën të pavlera rezultatet në dy javët e fundit, pasi diferenca mes struganëve dhe kuqezinjve është thelluar në tetë pikë dhe me Shkupin mbetet shtatë pikë.

Vlen të kujtohet se Struga është pranë një tjetër suksesi të madh, pasi do të luajë më 20 maj përballë Makedonija GP në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Në rast suksesi edhe në Kupë, do të kompletonte dominimi absolut të skuadrave shqiptare në futbollin e Maqedonisë së Veriut pasi në tre vendet e para të klasifikimit janë ekipet e shqiptarëve


Top Channel

You may also like