Striptisti burgoset burgoset 27 vjet për tentativën e vrasjes ndaj gruas modele që u puth me aktorin në TV (fotot)

by admin
Spread the love

Themeluesi i një kompleksi të njohur striptistësh në Britani është burgosur sot për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij ish-modele, e cila u puth në buzë me një burrë tjetër në një program ‘reality TV’.

42 vjeçari David Richards nisi të përlotej në gjykatë kur u dënua me 27 vjet burg pasi kishte tentuar të vriste 32 vjeçaren Alex Alam jashtë shtëpisë së saj në Essex, më 3 prill të vitit të kaluar.

Ai kishte qëndruar disa orë në pritje teksa zonja Alam ishte brenda me fëmijët, para se t’i zinte pritë ish-partneres së saj kur ajo doli për të nxjerrë jashtë qentë.

Gruaja pësoi thyerje në kafkë nga goditjet me mjete të forta, tha gjykatësi David Turner KC në gjykatën e Chelmsford.

Viktima e mbijetuar tha në dëshminë e saj: “Jam tradhtuar përtej besimit nga personi me të cilin unë vendosa të bëj fëmijët e mi, i cili ktheu përmbys jetën time.

Gjykatësi vlerësoi zonjën Alam për dëshminë e saj të guximshme teksa detajet e tmerrshme të incindentit lexoheshin në sallë.

I akuzuari Richards, që nuk ka një adresë fikse, u shfaq në lidhje video nga burgu i Chelmsford dhe përlotej në pjesën më të madhe të seancës.

Prokurori William Carter tha më tej se Richards kishte sjellë me vete një sëpatë dhe kabllo lidhëse te adresa e zonjës Alam.

“Arma u soll në vendngjarje dhe është përdorur, që do të thotë se ka planifikim të krimit me blerjen e sëpatës, të kostumit plastik për t’u flakur, dhe të kabllove lidhëse, ky është paramendim i qartë”, tha ai.

Më herët në gjykatë është thënë sesi ish-boksieri Richards kishte goditur në kokë zonjën Alam me sëpatë rreth gjashtë herë, dhe më pas kishte tentuar ta lidhte me kabllot që kishte me vete.

Gruaja mrekullisht kishte arritur të largohej e gjakosur drejt shtëpisë së saj. Ajo kishte telefonuar numrin brtianik te emergjencës 999 dhe më pas foli në video me një mik të cilit i kishte thënë: “Jam duke vdekur”.

Miku i saj Norcross përshkruante thirrjen me gruan e gjakosur si një “film horror”, u tha në gjykatë.

Richards kishte shitur kompaninë e tij të striptizës së meshkujve për 1 milionë paundë në 2019.

Ai pretendonte në gjyq se veproi në vetëmbrojtje, por u shpall fajtor.

Richards ishte raportuar në polici tre herë për ngacmime që prej vitit 2019, për dhunë shtëpiake dhe përndjekje, mes të tjerave.

Gjykatësi Turner tha se Richards kishte përndjekur dhe monitoruar shtëpinë e zonjës Alam në pritje për sulmin e tij.

“Ti e prite i fshehur dhe e sulmove”, tha ai.