STRASBURG – Borrell: Kritika ndaj qeverisë izraelite nuk është antisemitizëm

by admin
Spread the love

STRASBURG, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Duhet të njihet e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje dhe në të njëjtën kohë të thuhet se jemi të indinjuar nga ajo që po ndodh në Gaza, tha tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në seancën plenare të Komisionit Evropian.

“Duhet të kritikohen politikat e qeverisë izraelite pa u akuzuar për urrejtje të hebrenjve. Ne duhet të kapërcejmë emocionet. Natyrisht, fytyra e keqe e antisemitizmit nuk e ndihmon kauzën palestineze”, tha  Borrell.

“Spitalet, shkollat, xhamitë, të gjitha janë vende të mbrojtura. Dhe nëse ka ndonjë dyshim se këto vende janë duke u përdorur për qëllime të tjera, atëherë sulmuesi duhet të sigurojë prova dhe të presë që këto vende të evakuohen”, theksoi Borrell.

“BE është gjithashtu shumë e shqetësuar për sulmet në Bregun Perëndimor, të cilat vazhdojnë të rriten”, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like